Arrijnë fragmentet e “El Camino: A Breaking Bad Movie”

Arrijnë fragmentet e “El Camino: A Breaking Bad Movie”

26 September 2019 13:11

Adhuruesit e Breaking Bad më në fund mund të marrin frymë lirshëm. Traileri për filmin e ardhshëm të Netflixit, El Camino: A Breaking Bad Movie, është publikuar zyrtarisht dhe ai do t’i zgjidhë të gjitha dilemat dhe çështjet e pazgjidhura për atë se çfarë ka ndodhur që nga përfundimi i serialit në vitin 2013.

Traileri i filmit zbulon se policia është në kërkim të Jesse Pinkmanit pas finales së serialit, ku Pinkman u pa për herë të fundit duke e ngarë El Caminon, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, është e paqartë nëse Bryan Cranston, personazhi i të cilit (Walter White) vdiq në finale, do të luajë në film.

Por fansat nuk do të duhet të presin gjatë për ta zbuluar këtë. Përveç trailerit, Netflixi gjithashtu njoftoi se filmi do të transmetohet më 11 tetor, ndërsa rolet kryesore i luajnë Aaron Paul dhe Charles Baker.

Drama çmim-fituese Breaking Bad e mahniti audiencën nga viti 2008 deri në vitin 2013 me tregimin e profesorit të kimisë të sëmurë rëndë, Bryan Cranston, i cili i bashkohet ish-studentit për ta krijuar perandorinë e prodhimit të metamfetaminës.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme