Showbiz

Tom Hanks nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Golden Globe

 

Tom Hanksit (63), njërit prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit, në janar të vitit 2020 organizatorët e Golden Globes do t’ia ndajnë çmimin për arritje njerëzore.

Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood (HFPA) ditë më parë njoftoi se aktori dhe producenti do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe më 5 janar 2020, në Beverly Hills.