Showbiz

Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes

Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes

Jason Statham do të ribashkohet me regjisorin Guy Ritchie për rimejkun e ardhshëm të trilerit francez me tematikë hakmarrjeje, “Le Convoyeur”.

Aktori, i cili ka punuar me regjisorin në filmat e tyre depërtues Lock, Stock and Two Smoking Barrels dhe Snatch, do të ribashkohet me Ritchie për projektin ende të patitulluar, të frymëzuar nga filmi i vitit 2004.