Showbiz

David Oyelowo kryeson aktorët e adaptimit filmik të librit të Bill Clintonit

David Oyelowo kryeson aktorët e adaptimit filmik të librit të Bill Clintonit

Ylli i “Selma”, David Oyelowo, do ta udhëheqë adaptimin e serialit televiziv të bestsellerit të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, “The President Is Missing”.

Drejtuesit e “Showtime” e kanë zgjedhur projektin, bazuar në librin e Clintonit me James Patterson, ndërsa tani Oyelowo ka pranuar të luajë dhe ta bëjë produksionin ekzekutiv, së bashku me ish-presidentin dhe skenaristin e trilerit.