Showbiz

Tom Holland zhgënjen fansat me prerjen e flokëve

Tom Holland zhgënjen fansat me prerjen e flokëve

Menjëherë pasi doli nga kostumi i Spidermanit, Tom Holland vazhdoi ta xhirojë një film të ri të titulluar "Cherry". Për filmin në të cilin e luante ushtarin ai duhej ta rruante kokën, ndërsa fansat nuk janë të mahnitur me pamjen e tij të re.

Modeli i ri i flokëve të tij është parë në një video që po qarkullon në Twitter, shkruan KOHA Ditore. Në të mund ta shohim aktorin duke e përshëndetur Sabrinën, vajzën e mashkullit i cili gjithashtu shfaqet në video.