Len Wiseman do ta bëjë regjinë e spin-offit të John Wick, “Ballerina”

Len Wiseman do ta bëjë regjinë e spin-offit të John Wick, “Ballerina”

10 October 2019 22:53

Regjisori i “Underworld”, Len Wiseman, është dakorduar ta marrë përgjegjësinë për spin-offin e John Wick, “Ballerina”.

Filmi, me një vrasëse femër në qendër e cila kërkon hakmarrje ndaj njerëzve që e vranë familjen e saj, është shkruar nga Shay Hatten, e cila ishte përfshirë edhe në përgatitjen e “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, shkruan KOHA Ditore.

Ylli i “John Wick”, Keanu Reeves, dhe regjisori Chad Stahelski do të jenë në mesin e producentëve të filmit të ri, sipas Deadline.

Karakteri i “Ballerina” u paraqit shkurt në filmin e fundit të John Wick - ajo u portretizua nga Unity Phelan. Nuk është e qartë nëse ajo do të luajë në filmin e ri, apo nëse do të luajë Reeves.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme