Salma Hayek me fotografi të “nxehtë” e feston arritjen e 12 milionë ndjekësve në Instagram

Salma Hayek me fotografi të “nxehtë” e feston arritjen e 12 milionë ndjekësve në Instagram

17 October 2019 12:12

Aktorja e bukur Salma Hayek nuk ndalon së befasuari. Pasi që kohët e fundit e festoi ditëlindjen e 53-të me një fotografi me rroba banje, Hayek edhe një herë e dëshmoi në mënyrë origjinale se vitet nuk mund t’i bëjnë asgjë.

Për t’i falënderuar fansat për mbështetjen e tyre, aktorja e famshme e postoi një fotografi nga trajtimi me akupunkturë, në të cilin është e zhveshur, dhe kështu i mahniti ndjekësit në Instagram, shkruan KOHA Ditore.

"Mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Falë juve i kam arritur 12 milionë ndjekës", shkroi Salma pranë fotografisë nga trajtimi me akupunkturë.

Pas asaj fotografie, fansat e vërshuan me komplimente.

“Je shumë e mrekullueshme dhe seksi", "E ke merituar çdo ndjekje", "Ti je gruaja më e bukur në Tokë", shkruan fansat e saj entuziastë.

Salma kohët e fundit u dhuroi fansave foto nudo për t'i falënderuar për mbështetjen e tyre në mediat sociale.

"Nga sot deri nesër do të arrij në numrin magjik prej 11.111.1.000 ndjekës. Nga mirënjohja për lojalitetin tuaj, ja disa nga fotografi në lëvizje të cilat ju kanë pëlqyer më së shumti", shkroi atëherë Salma me videoxhirimet atraktive nga deti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme