Sarah Silverman me mundësi të re në HBO

Sarah Silverman me mundësi të re në HBO

17 October 2019 14:14

Komediania e njohur Sarah Silverman aktualisht po punon në pilot-episodin e talk showt të ri dhe atë për HBO.

Nga HBO vjen lajmi për shoun e natës, në të cilin po punon Silverman, dhe në të cilin do të bëhet fjalë për ngjarjet e rëndësishme të javës, dhe në të cilin do të pranohen videobiseda të drejtpërdrejta nga shikuesit, shkruan KOHA Ditore. Në pilot episod, përveç Silverman, punojnë Judd Apatow dhe Amy Zvi. Komediania, përveç këtij shou, do ta xhirojë edhe një stand-up special të ri, i cili do të transmetohet në HBO, ndërsa për të tani për tani nuk dihen detajet.

"Më pëlqen të flas për rutinën time të kujdesit për fytyrën, siç më pëlqen të flas se pse na kushtojnë miliarderët edhe neve njerëzve të thjeshtë. Të gjitha këto tema janë të mundshme dhe asnjëra nuk është mbi ose nën nderin tim...", tha Silverman në një deklaratë zyrtare. Nga HBO shtuan se ishin të lumtur që ajo u kthye në rrjet.

Image

Sarah Silverman më parë ka punuar në talk shown "I Love You, America" për Hulu, i cili u anulua në fillim të vitit pas sezonit të parë, megjithëse kritikët e vlerësuan. Komedianja kaloi shumë më mirë me stand-up specialin e saj të fundit të vitit 2017, Sarah Silverman: A Speck of Dust, i cili i fitoi dy “Emmy” dhe një nominim Grammy (Netflix).

Vitin e ardhshëm Silvermanin do të mund ta shohim në komedinë romantike “Marry Me” të studios Universal, i cili xhirohet sipas stripit me po të njëjtin titull të Bobby Crosby, në të cilin luajnë edhe Jennifer Lopez, Owen Wilson, John Bradley, Michelle Buteau, Chloe Coleman dhe Maluma.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme