Prezantohet sezoni i ri i “The Marvelous Mrs. Maisel”

Prezantohet sezoni i ri i “The Marvelous Mrs. Maisel”

17 October 2019 20:16

Pasi që nga madje 20 kandidimet e sivjetme për çmimin “Emmy” seria “The Marvelous Mrs. Maisel” i fitoi 8 prej tyre, gjithçka është gati për arritjen e sezonit të tretë, ndërsa fragmenti i parë është publikuar për ta njoftuar rikthimin e serisë.

Amazon në trailerin e parë na sjell Midge (Rachel Bosnahan) dhe Susie (Alex Borstein) në udhëtim.

Ata të dy udhëtojnë, sepse karriera e Midge më të vërtetë ka filluar të rritet dhe ai është në turne për ta mbështetur këngëtarin Shy Baldwin (Leroy McClain), shkruan KOHA Ditore. Orari i tyre është glamuroz, ndërsa ata nxjerrin një mësim për showbizin, të cilin kurrë nuk do ta harrojnë. Për Joel (Michael Zegen) është e vështirë ta mbështesë Midge ndërkohë që përpiqet t’i ndjekë ëndrrat e tij. Abe (Tony Shalhoub) e pranon misionin e ri, ndërsa Rose (Marin Hinkle) zbulon se edhe ajo vetë ka talent.

Në sezonin e ri ekipit do t’i bashkohet Sterling K. Brown, ndërsa sezoni i tretë vjen në Amazon Prime në 6 dhjetor.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme