Cardi B poston foto pas liposuksionit dhe operacioneve estetike

Cardi B poston foto pas liposuksionit dhe operacioneve estetike

18 October 2019 22:07

Ish-striptizeta dhe ylli më i njohur i ditëve të sotme Cardi B (27) e ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj me të cilën është lavdëruar për linjën e saj të re. Ajo iu nënshtrua më herët këtë vit liposuksionit dhe rritjes kirurgjike të gjoksit.

Cardi e postoi një foto ku pozonte në bikini dizajnerësh në një pozë provokuese, ku në plan të parë ishte trupi i saj, shkruan KOHA Ditore. Përveç muskujve të theksuar të barkut dhe belit dukshëm më të hollë, vëmendje tërhoqën edhe tatuazhet e shumta të reperes. Fotografia është bërë nga bashkëshorti i saj Offset.

Reperja kohët e fundit foli publikisht për operacionet estetike ndaj të cilave u nënshtrua dhe konkludoi se nuk do t’i nënshtrohej më kurrë atyre sepse kishte pasur shumë komplikime për shkak të liposaksionit dhe rritjes së gjoksit. Kështu, në maj, ajo u detyrua t’i anulonte disa koncerte sepse gjoksi i saj nuk po shërohej kurrsesi, kështu që nuk mund të performonte për shkak të frikës se do të këputeshin penjtë dhe do të hapeshin plagët e saj.

“E urrej anulimin sepse jam e varur nga paratë dhe i dua paratë. E urrej të humbas miliona nga një koncert i anuluar, por shëndeti është akoma pasuria më e madhe, kështu që më është dashur ta bëja këtë”, - tha Cardi B.

Ajo filloi me operacione estetike pas lindjes së vajzës së saj Kulture, të cilën e ka nga martesa me Offsetin. Ajo thuhet se nuk ishte e lumtur fare me trupin e saj pas shtatzënisë.

“Vajza ime më shkatërroi në kuptimin fizik. Dhe atë goxha shumë”, - tha reperja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme