Showbiz

Pink do ta marrë çmimin “People’s Champion”

 

Ylli i popit Pink do të nderohet për punën e saj të madhe filantropike në E! People’s Choice Awards.

Krijuesja e hitit “Just Give Me a Reason” do ta marrë çmimin “People’s Champion” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 nëntor në Santa Monica, California, ku do të duartrokitet për mbështetjen e saj të gjatë të organizatave si No Kid Hungry, Human Rights Champaign, Make-a-Wish Foundation. Planned Parenthood dhe Autism Speaks, shkruan KOHA Ditore.