Showbiz

Emilia Clarke: Nëna ime ka një koleksion të frikshëm të gjësendeve të mia në një dhomë

Emilia Clarke: Nëna ime ka një koleksion të frikshëm të gjësendeve të mia në një dhomë

Emilia Clarke u tmerrua kur nëna e saj e dekoroi një dhomë në shtëpinë e saj me memoaret e “Star Wars” të vajzës së saj të famshme.

Aktorja ishte me nënën e saj kur po matej dhe fotografohej për lodrat Solo: A Star Wars Story dhe nëna e saj i kërkoi me zë të ulët njërit prej personave përgjegjës që t’ia lejonte asaj ta merrte një thesar sendesh që e shfaqnin fytyrën e Emilia, shkruan KOHA Ditore.