Showbiz

Billie Eilish do të publikojë këngën e re këtë javë

Billie Eilish do të publikojë këngën e re këtë javë
 

Këngëtarja amerikane Billie Eilish, 17 vjeçe, ka njoftuar se do të publikojë këngën e re “Everything I Wanted” gjatë kësaj jave.

Ky njoftim vjen pasi ylli i ri pop javën e kaluar ka paralajmëruar se do të publikojë këngë të re së shpejti, shkruan NME, transmeton Koha.net. Në Instagram Story, më 6 nëntor, ajo u ka treguar fansave se nuk do të dalë jashtë për disa javë, por si “kompromis” ajo do të publikonte një këngë të re javën e ardhshme.