Showbiz

Mariah Careyt i hakohet profili: E turpëruan publikisht Eminemin

Mariah Careyt i hakohet profili: E turpëruan publikisht Eminemin

Dikush e ka hakuar profilin e këngëtares Mariah Carey (49) në Twitter, shkroi “Daily Mail”. Një seri e tweeteve të pazakonta filloi të shfaqet në llogarinë e këngëtares ndërsa disa prej tyre e permendin edhe reperin Eminem (47) me të cilin këngëtarja e ka një të kaluar.

Kushdo që e ka hakuar profilin e këngëtares ka shkruar se Eminem ka penis të vogël. Në fund tweetet u fshinë nga profili i saj, dhe zyrtarët e Twitterit thanë se e kishin filluar hetimin.