Showbiz

Harvey Weinstein përballet me katër akuza të reja për krime seksuale në Los Angeles

 

Prokurorët e Los Angelesit i kanë ngritur katër akuza të reja për krime seksuale kundër Harvey Weinstein ndërkohë që gjykimi i tij për përdhunim po fillonte në New York.

Disa orë pasi që manjati i turpëruar i filmit mbërriti në një sallë gjyqi në Manhattan të hënën (6 janar), prokurorja e qarkut në qarkun e Los Angeles Jackie Lacey e mbajti një konferencë për shtyp në Kaliforni për të njoftuar se Weinstein po përballet me akuza kriminale për përdhunim, marrëdhënie të detyrueshme orale, penetrim të dhunshëm seksual, dhe sulm seksual me forcë.