Showbiz

Hadidi nuk përzgjedhet si anëtare e jurisë në rastin kundër Weinstein-it

 

Supermodelja e famshme, Gigi Hadid, nuk do të jetë pjesë e jurisë në gjyqin kundër producentit, Harvey Weinstein, i cili akuzohet për ngacmim seksual nga dhjetëra grave të ndryshme, transmeton Koha.net.

Gjatë marrjes në pyetje në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë, Gigi e ka pranuar se në të kaluarën ishte takuar personalisht me Weinstein-in, megjithëse ka deklaruar se ndjehet e aftë të gjykoj drejtë dhe të jetë e paanshme, nëse do të vendosej në këtë juri.