Showbiz

Bateristi i “Aerosmith”, Joey Kramer, i padit shokët e bendit: “Kjo nuk ka të bëjë me paratë”

 

Ylli i “Aerosmithit”, Joey Kramer, i ka konfirmuar raportet se po i padit shokët e tij të bendit për largimin e tij nga bendi pas një problemi me krahun.

Bateristi pretendon se ai është detyruar t’i nënshtrohet audicionit për rolin e tij në bend, pasi që një lëndim i shpatullës e detyroi atë të tërhiqej nga një varg koncertesh në vitin 2019, dhe u largua nga formacioni për koncerte të rëndësishme si Grammy Awards dhe MusiCares Person of the Year Gala, këtë fundjavë.