Showbiz

Mbërrin vazhdimi i “Captain Marvel”

 

Filmi “Captain Marvel” ishte një hit i madh për Disney dhe Marvel, megjithëse personazhi nuk është shfaqur në asnjë film më parë, ai gjithsesi arriti t’i fitojë mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën dhe personazhi i tij është bërë një personazh i preferuar për shumë adhurues të botës së filmit Marvel.

Megjithatë, kur Marvel e paralajmëroi Fazën e vet të 4 - e cila përfshin filma dhe seriale që Marvel planifikon t’i publikojë gjatë vitit 2020 dhe 2021 – Captain Marvel 2 nuk ishte në listë. Dhe si duket kjo po ndodh, sepse filmi pritet të dalë në vitin 2022.