Showbiz

Pas triumfit të madh në “Grammy”, Billie Eilish e publikoi videoklipin e këngës “Everything I Wanted”

Pas triumfit të madh në “Grammy”, Billie Eilish e publikoi videoklipin e këngës “Everything I Wanted”
 

Pop ylli amerikan dhe fituesja kryesore e ceremonisë “Grammy”, Billie Eilish, e ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, “Everything I Wanted”, pikërisht në kohën kur i theu dy rekorde, duke u bërë artistja më e re në moshë që e ka shkruar dhe interpretuar kolonën zanore të filmit “James Bond”, dhe artistja më e re në moshë që ka triumfuar në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” në historinë e shpërblimeve “Grammy”, duke e mundur kështu pop yllin Taylor Swift, transmeton Koha.net.

Këngëtarja 18-vjeçare e muzikës që ishte nominuar në gjithsej 6 kategori, arriti të triumfoi në katër sosh, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin debutues të incizuar në studio “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Incizimi më i mirë i vitit” për këngën “Bad Guy” dhe “Artistja më e mirë e re”.