Justin Bieber e promovoi dokumentarin e ri “Seasons” në Los Angeles

Justin Bieber e promovoi dokumentarin e ri “Seasons” në Los Angeles

28 January 2020 10:38

Justin Bieber u shfaq shumë i dashuruar dhe duke e përqafuar vazhdimisht bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin, në premierën e dokumentarit të tij të ri të realizuar për platformën YouTube, “Seasons”. Ngjarja zuri vend të hënën në teatrin “Regency Bruin në Los Angeles.

Çifti i sapomartuar, së bashku pozoi për fotografët e mbledhur përreth qilimit të kuq të shtruar me këtë rast, dhe në premierë shoqëroheshin edhe nga e ëma e Bieberit, Pattie Mallette.

Të hënën u publikuan vetëm katër episodet e para të dokumentarit, “Justin Bieber: Seasons”, të cilat i ofrojnë publikut pamje ekskluzive të rikthimit të këngëtarit në muzikë, përfshirë edhe disa fragmente nga projektet që mund t’i presin në albumin e tij të ardhshëm.

Edhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, është pjesë e madhe e këtij projekti, duke kaluar sa më shumë kohë me të në studion incizuese.

Justin në secilën episod shfaqet duke folur për gruan e tij, prandaj nuk është për tu çuditur përfshirja e saj në krijimin e albumit të ri të këngëtarit.

“Më pëlqen shumë ta shikoj atë duke bërë atë që di më së miri, edhe nëse kjo do të thotë të qëndroj e shtrirë në krevat deri në orët e hershme të mëngjesit, duke shikuar ndonjë seri televizive. Thjeshtë, rëndësi për mua ka të jem përreth tij në çdo moment të rëndësishëm,” citohet të ketë thënë modelja Baldwin.

Ndryshe nga projektet e kaluara, menaxheri i Bieberit, Scooter Braun, këtë herë nuk ka qenë i përfshirë në realizimin e albumit të ri të këngëtarit kanadez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme