Showbiz

Reperi Pop Smoke qëllohet për vdekje në shtëpinë e tij

Reperi Pop Smoke qëllohet për vdekje në shtëpinë e tij

Reperi amerikani nga Brooklyni, Pop Smoke, është qëlluar për vdekje të mërkurën në mëngjes, në shtëpinë e tij në Hollywood Hills, ka konfirmuar policia në Los Angeles, përcjell TMZ.

20-vjeçari, emri i plotë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, u sulmua në shtëpinë e tij nga dy persona të maskuar. Dyshohet se ndaj tij u qëllua disa herë, por e kapi vetëm një plumb, për çka ndërroi jetë më pas në spital, raporton Koha.net.