Showbiz

Rita Ora dhe Bob Geldof janë bërë bashkë për ta dizajnuar emblemën e koronavorusit

Rita Ora dhe Bob Geldof janë bërë bashkë për ta dizajnuar emblemën e koronavorusit

Ylli i njohur i muzikës, Rita Ora është bërë bashkë me Sir Bob Geldof, për ta krijuar një emblemë e cila ka për qëllim ta vetëdijesojë publikun e gjerë rreth pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja 29-vjeçare me prejardhje kosovare, ka vendosur të bashkëpunojë me muzikantin dhe aktivistin e famshëm në dizajnimin e një simboli për fondacionin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore për Shëndetësi, “Solidarity Response Fund”, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë personat në nevojë në këto kohë të përhapjes së COVID-19.