Showbiz

Duffy debuton me këngën e parë, pas zbulimit se ishte përdhunuar

Duffy debuton me këngën e parë, pas zbulimit se ishte përdhunuar

Duffy, ylli i popit që kohë më parë bëri të ditur se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar, ka debutuar të premten me këngën e saj të parë që prej këtij njoftimi. Kënga “Something Beautiful” nuk do të publikohet zyrtarisht, por është transmetuar në emisionin e Jo Whileyit në “BBC Radio 2”, gjatë të enjtes mbrëma.

Duffy e shoqëroi këngën me një deklaratë: “Në shkurt, Duffy e postoi një mesazh në Instagram – të shlyer më pas – në të cilin thuhej: ‘Isha përdhunuar e droguar dhe isha mbajtur peng për disa ditë. Natyrisht do të mbijetoj. Rimëkëmbja më mori ca kohë. Nuk ekziston ndonjë mënyrë e lehtë për ta thënë këtë gjë. Por gjatë dekadës së fundit, për qindra e qindra ditë jam angazhuar dhe dëshiroj që t’i ndiej rrezet e diellit që depërtojnë sërish në zemrën time, e dielli tani rrëzon sërish”.