Showbiz

Reperi Childish Gambino e ka lansuar zyrtarisht albumin e ri “3.15.20”

Reperi Childish Gambino e ka lansuar zyrtarisht albumin e ri “3.15.20”

Aktori dhe reperi 36-vjeçar, Donald Glover, i cili performon me emrin artistik Childish Gambino, e kishte lansuar albumin e katërt të incizuar në studio përmes një transmetimi direkt online, javën e kaluar, por pastaj e kishte larguar atë pa dhënë ndonjë shpjegim. Por, tani ai e ka lansuar zyrtarisht këtë incizim të shumëpritur nga fansat, ku përfshihen disa bashkëpunime të reperit me yje të muzikës si, Ariana Grande dhe 21 Savage.

Albumi me titull “3.15.20” është në dispozicionin e adhuruesve përmes platformave muzikore digjitale, si dhe në uebfaqen zyrtare të reperit “Donald Glover Presents”, transmeton Koha.