Showbiz

Aktorja Debi Mazar konfirmohet me koronavirus

Aktorja Debi Mazar konfirmohet me koronavirus

Ylli 55-vjeçar i filmit dhe televizionit, Debi Mazar, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta bërë të ditur lajmin se është diagnostikuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse, por megjithatë, aktorja i ka siguruar fansat se aktualisht po ndihet mirë me shëndet.

Aktorja e lindur në New York e cila e i ka dy vajza, Giulia 14-vjeçare dhe Evelina 17-vjeçare, e kishte postuar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Sapo kam rezultuar pozitive me koronavirus. JAM MIRË! Para një muaji e gjithë familja ime ishte sëmurë me temperaturë, kokëdhimbje, kollë të lehtë dhe dhimbje të trupit, por e kaluan këtë gjendje shumë shpejtë. Mendova se ishte një grip sezonal. Dy javë më vonë, unë fillova t’i kem të njëjtat simptoma por me dhimbje më të theksuara. Mendova se kjo po ndodhte ngase më kishte rënë imuniteti por megjithatë u konsultova me mjekun i cili më tha se nuk kam nevojë të testohem për COVID-19, sepse nuk i përmbushja kriteret e kësaj sëmundjeje. Fillimisht ata më testuan për grip dhe kur rezultatet dolën negative, atëherë vendosën të më testojnë për koronavirus me të cilën edhe në diagnostikuan. Aktualisht, unë bashkë me familjen jemi të vetizoluar dhe po mundohem ta marrë veten nga kjo sëmundje.”