Showbiz

Madonna e quan koronavirusin një “barazues të shkëlqyeshëm”

Madonna e quan koronavirusin një “barazues të shkëlqyeshëm”

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, e ndau një mendim personal për COVID-19 në rrjetet sociale, me ç’rast deklaroi që mendon se kjo pandemi globale i ka bërë njerëzit të barabartë në shumë mënyra, transmeton Koha.

“Kjo është karakteristika e koronavirusit, nuk i intereson a sa i pasur je, sa i famshëm, sa qesharak, sa i mençur, ku jeton apo sa vjet i ke… për mendimin tim kjo sëmundje është një barazues i shkëlqyeshëm. E keçja e saj është se na ka barazuar në shumë mënyra, dhe e mira e saj është sërish, ngase na ka barazuar në mënyra të ndryshme. Dhe siç kam thënë gjithmonë, ne të gjithë jemi të barabartë. Nëse anija fundoset, të gjithë do të fundosemi së bashku me të,” shkruhej në postimin e këngëtares në Instagram.