Showbiz

Dua Lipa do ta lansojë më herët albumin e ri “Future Nostalgia”

Dua Lipa do ta lansojë më herët albumin e ri “Future Nostalgia”

Projekti i ri muzikor i Dua Lipës, “Future Nostalgia”, fillimisht ishte planifikuar të lansohet më 3 prill, por këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri të ditur lajmin se albumin e saj të dytë do ta lansojë më herët, përmes një postimi emocional live në Instagram, transmeton Koha.

Duke folur e përlotur, Lipa tregoi se kaosi global i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e ka luajtur një rol të madh në këtë ndryshim të planeve.