Showbiz

Dua Lipa shprehu dëshirën për të luajtur në serinë “American Horror Story”

Dua Lipa shprehu dëshirën për të luajtur në serinë “American Horror Story”

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, do të dëshironte shumë të luaj në serinë e njohur televizive, “American Horror Story”.

Ylli 24-vjeçar tashmë njihet si një prej muzikanteve më fitimprurëse në botë, por Lipa së fundmi e ka zbuluar lajmin se do të dëshironte shumë që një ditë, të luaj në serinë e famshme të zhanrit horror, transmeton Koha.

Duke folur rreth ambicieve të saj në emisonin “Ask Anything Chat” në IHeartRadio, bukuroshja me famë ndërkombëtare tha: “Vërtetë do të më pëlqente shumë të luaj në serinë 'American Horror Story' sepse gjithmonë më kanë pëlqyer personazhet e këtij shou, dhe fakti se në çdo sezonë të serisë ata mund të luajnë role aq të ndryshme nga njëri-tjetri. Thjesht më pëlqejn temat që shtjellohen dhe gjithmonë kam qenë një adhuruese e këtij projekti televiziv.”

Por në planet afatshkurtra, Dua Lipa është e fokusuar në promovimin e albumit të saj të ri, “Future Nostalgia”.

Këngëtarja e pranoi se është ndjerë më e sigurt në realizimin e këtij incizimi, krahasuar me albumin e saj debutues i cili ishte lansuar në vitin 2017.

Ndër të tjera, Lipa ka bërë të ditur se në këtë periudhë vetizoluese si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ajo ka zbuluar mënyra të reja për të qëndruar në kontakt me fansat e saj anembanë botës.