Showbiz

Rita Ora e quan veten “kosovare në zemër” në intervistën e fundit për “Vogue Arabia”

Rita Ora e quan veten “kosovare në zemër” në intervistën e fundit për “Vogue Arabia”

Ylli i hitit “How To Be Lonely”, Rita Ora, kishte shkuar për të jetuar në Britani të Madhe nga Kosova, kur ajo ishte ende foshnje. Prindërit e saj ishin detyruar të largohen nga vendlindja në fillim të viteve 90-të, për shkak të persekutimit serb.

Edhe pse Ora është rritur në Londër, ajo sërish ishte ballafaquar me paragjykime të shumta nga fëmijët në shkollë, të cilët për ta nënçmuar atë e quanin refugjate, transmeton Koha.