Showbiz

Dua Lipa mund të punojë rreth albumit të tretë gjatë periudhës së vetizolimit

Dua Lipa mund të punojë rreth albumit të tretë gjatë periudhës së vetizolimit

Ylli i hitit “Don't Start Now”, Dua Lipa, vetëm para pak javësh e ka lansuar albumin e dytë me titull, “Future Nostalgia”, por si pasojë e pandemisë së koronavirusit duket se këngëtarja do të duhet të kthehet në studio incizuese para koha, transmeton Koha.

Duke folur me prezantuesin e radios, Will Manning, në emisionin e tij “Official Big Top 40”, Lipa tha: “Për momentin nuk po mendoj rreth albumit të tretë. Planet ishin që në fund të muajit prill ta filloja turneun muzikor, i cili është shtyrë për shkak të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi. Prandaj, gjasat janë të mëdha që do të më duhet të filloj të shkruaj këngë për albumin e tretë më herët se që e kisha menduar. Kjo ngase do të kem më shumë kohë të shkoj në studio për të incizuar.”