Showbiz

Ngjarja “One World: Together At Home” ka mbledhur një shumë të madhe të hollash

Ngjarja “One World: Together At Home” ka mbledhur një shumë të madhe të hollash

Koncerti i mbushur me yje, “One World: Together At Home”, i cili u organizua nga Lady Gaga në bashkëpunim me “Global Citizen”, ka arritur t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi.

Në koncertin e transmetuar live dhe i cili zuri vend të shtunën, performuan disa prej yjeve më të njohur të muzikës, dhe si rezultat, fansat nuk u kursyen në përkrahjen e tyre ndaj këtij projekti bamirës, transmeton Koha.