Showbiz

Sean Penn i bashkohet betejës ndaj koronavirusit duke ofruar testime falas

Sean Penn i bashkohet betejës ndaj koronavirusit duke ofruar testime falas

Aktori 59-vjeçar, Sean Penn, është duke punuar përmes organizatës së tij “Community Organized Relief Effort”, për të siguruar teste të cilat mund të kryhen aty për aty dhe përmes së cilëve mund të kuptohet nëse njerëzit janë duke vuajtur nga COVID-19.

Duke folur për portalin “EXTRA”, Penn tha: “Qëllimi ynë është t’iu ofrojmë qasje të testimit personave më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje, pra atyre që rrezikohen të preken me COVID-19 pavarësisht nëse shfaqin simptoma ose jo. Mendimi im është që nëse mund të testohesh, atëherë duhet ta bësh këtë me çdo kusht.”