Showbiz

Dua Lipa e kënaqur me suksesin e këngës bamirëse “Times Like These”

Dua Lipa e kënaqur me suksesin e këngës bamirëse “Times Like These”

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ishte ndjerë shumë e emocionuar pas përfundimit të këngës së krijuar për qëllime bamirëse, "Times Like These".

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje nga Kosova së bashku me disa yje të tjerë të muzikës, e kishte huazuar zërin për realizimin e versionit të ri të hitit të njohur nga bendi “Foo Fighters”, dhe pas përfundimit të tij, Lipa thotë se ndihet shumë krenare që ky projekt ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe, transmeton Koha.