Showbiz

Oprah Winfrey dhe Steven Spielberg i befasuan maturantët përmes emisionit “Some Good News”

 

Yjet e famshëm si, Oprah Winfrey dhe regjisori i filmit Steven Spielberg, i kanë befasuar disa student duke u shfaqur në video-lidhje me ta, për ta festuar diplomimin e tyre.

Oprah Winfrey, i’u ka përgjigjur pyetjeve nga të diplomuarit në emisionin e John Krasinkit, “Some Good News’’ me aktivisten Malala Yousafzai dhe komedianin, Jon Stewart, me ç’rast studentët mbetën të shokuar.

Ylli kinematografik, Samuel L. Jackson, gjithashtu është paraqitur në emision ku nuk ngurroi ta përmend iniciativën e mirë të aktorit, John Krasniski, me realizimin e këtij emisioni nga karantina. Pjesë e shout ishte edhe aktori i filmave “Deadpool”, Ryan Reynolds, i cili u kujdes për lajmërimin e motit në këtë edicion.

Javën e kaluar, John i’u kishte kërkuar studentëve të paraqesin pyetjet e tyre për të ftuarit që do të jenë prezent në emision, mirëpo nuk kishte treguar se kush do të jenë ata.

Para katër ditëve, përmes një postimi në Twitter aktori kishte shkruar: “Atëherë, të gjithë ju të diplomuarit e vitit 2020, koha për t’iu parashtruar pyetjet folëseve tuaj gati ka përfunduar. Cilat janë ato pyetjet e mëdha të jetës që doni përgjigje për to, sa i përket ëndrrave, frikës dhe inspirimit? Ky është viti juaj,” kishte shkruar Krasniski.

Aktori dhe regjisori i filmave “A Quiet Place”, gjithashtu i ka shpalosur planet e tij për ta organizuar një mbrëmje virtuale të maturës për çdo fëmijë në botë, i cili mund të mos e ketë përjetuar këtë ndjenjë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas, gjithashtu e shënuan paraqitjen e tyre në këtë emision duke e interpretuar hitin, “Bad Guy’’, njësoj sikurse bendi i njohur “Johnas Brithers”. Eilish madje ka treguar se edhe ajo nuk kishte pasuri rastin ta ndjekë mbrëmjen e maturës. Edhe anëtarët e bendit të famshëm “Johnas Brothers” treguan se kanë shprehur dëshirë të interpretojnë për të gjithë maturantët, për shkak se ata nuk kishin pasur mundësi ta përjetojnë mbrëmjen e maturës.