Showbiz

Dua Lipa ka aplikuar për ta regjistruar emrin e saj si brend

Dua Lipa ka aplikuar për ta regjistruar emrin e saj si brend

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje kosovare, Dua Lipa, besohet se i ka dorëzuar dokumentet e duhura për ta regjistruar emrin e saj si brend.

Kjo gjë ia mundëson asaj që potencialisht të lansojë produkte me emrin “Dua Lipa”, përfshirë këtu artikuj si veshjet, kozmetika, lojërat kompjuterike, librat, aksesorët, produktet për kuzhine dhe të tjerë, transmeton Koha.