Showbiz

Dua Lipa kthen këngën e viteve 80’

Dua Lipa kthen këngën e viteve 80’
Foto: BBC

Kënga pozitive “Physical” u ka mundësuar njerëzve arratisje nga këto kohë të pasigurta. Shkrimi i këngës përfshiu lexime të letrave Tarot dhe një shabllon të çmendur flaute. Ylli i popit i shpjegon të gjitha në rubrikën e prestigjiozes amerikane The New York Times “Diary of a song”

New York, 8 maj (NYT) - Me vite, tingulli dominues i muzikës pop ka qenë i sikletshëm, paranoik, i hidhëruar dhe klaustrofobik - këngë të pikëlluara e të murrme për kohëra të pasigurta. Deri sa nuk erdhi Dua Lipa.

Në dy albumet e saj të para, këngëtarja 24-vjeçare ka preferuar këngë me rritëm të shpejtë, vallëzuese dhe të hareshme, të cilat, edhe kur flasin për humbje dashurie, nxisin lëvizje, energji dhe optimizëm.