Showbiz

Diplo është bërë baba për herë të tretë

Diplo është bërë baba për herë të tretë

Producenti i njohur 41-vjeçar, Diplo, e ka shfrytëzuar Ditën e Nënës për t’i nderuar tri prej grave më të fuqishme në jetën e tij, që është e ëma, Barbara Jean Cox, ish e dashura Kathryn Lockhart me të cilën producenti i ka dy fëmijë, Lockett dhe Lazer, dhe modelja Jevon King e cila në muajin mars të këtij viti e solli në jetë fëmijën e tij të tretë, Pace.

Duke i ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet si fëmijë në përqafimin e nënës së tij, dhe në fotot tjera shfaqen, Kathryn dhe Jevon, me djemtë e tyre, Diplo, emri i vërtetë i së cilit është Thomas Wesley Pentz, kishte shkruar: “Faleminderit që më keni dhënë jetë dhe më keni ndihmuar të krijojë jetë, tri nënat më të fuqishme në botë. Unë jam ende duke u zhvilluar si njeri, por ju i keni lindur tre djem të bukur dhe të përkryer. Ju dua shumë.”