Showbiz

Dakota Johnson është ballafaquar me depresionin prej moshës 15-vjeçare

Dakota Johnson është ballafaquar me depresionin prej moshës 15-vjeçare

Ylli i filmave “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson, është përfshirë në ballinën e numrit të fundit të revistës “Marie Claire”, dhe në intervistën ekskluzive për këtë revistë aktorja ka deklaruar se ka disa vjet që përballet me problemet e shkaktuara nga depresioni, si dhe lufton vazhdimisht për ta ruajtur shëndetin e saj mendor.

Por tani, Johnson thotë se po mundohet ta gjejë anën pozitive të betejës së saj të vazhdueshme me këtë sëmundje.