Showbiz

Aktori John Malkovich humbi milionat por i fitoi sërish

Aktori John Malkovich humbi milionat por i fitoi sërish

Aktori dhe producenti, John Malkovich, ka pranuar se është dashur të ndryshojë qasjen që kishte ndaj punës dhe pranimit të roleve pasi që humbi të gjitha kursimet që kishte për shkak të mashtruesit Bernie Madoff në vitin 2008.

Në vitin 2008, aktori kishte humbur të gjitha kursimet për shkak të financierit Madoff, i cili mashtroi shumë investitorë për 64.8 miliardë dollarë në një skemë piramidale, dhe u dënua me 150 vjet burg në vitin 2009.