Showbiz

Cole Sprouse dhe Lili Reinhart janë ndarë pas 3 vjetësh lidhje

Cole Sprouse dhe Lili Reinhart janë ndarë pas 3 vjetësh lidhje

Aktorët e njohur të serisë “Riverdale”, të cilët lidhjen romantike e kishin filluar në vitin 2017, Cole Sprouse dhe Lili Reinhart, janë ndarë pak para se të shpërthente pandemia e koronavirusit, edhe pse dyshja thotë se vazhdojnë të jenë miq të mirë.

Një burim i afërt i aktorëve për kolumnën “Page Six” të së përditshmes “New York Post”, ka deklaruar: “Cole dhe Lili janë ndarë para se të fillonte pandemia, dhe janë vetizoluar secili në shtëpi të vet. Por ata vazhdojnë të jenë miq të mirë.”