Showbiz

Kylie Jenner e famshmja më fitimprurëse e vitit 2020

Foto: Reuters
 

Pavarësisht spekulimeve të fundit të shkaktuara nga revista “Forbes”, rreth statusit të Kylie Jennerit si miliardere, ata sërish e kanë emëruar bukuroshen televizive, të famshmen më fitimprurëse të vitit 2020.

Sipas revistës “Forbes”, ylli i rrjeteve sociale ka arritur t'i fitojë 590 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, kryesisht falë shitjes së 51 për qind të aksioneve të brendit të saj të bukurisë, ”Kylie Cosmetics”, për kompaninë “Coty”, transmeton Koha.

Në moshën vetëm 22-vjeçare, Jenner ka arritur ta mundë edhe burrin e motrës së saj, reperin Kanye West, duke e kryesuar listën e sivjetme të të famshmëve më fitimprurës. West, gjendet në pozitën e dytë me 170 milionë dollarë të fituara nga shitja e suksesshme e atleteve “Yeezy”.

Top dhjetëshja e listës së personave më fitimprurës të vitit e përpiluar çdo vit nga “Forbes”, kompletohet me sportistët: Roger Federer, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar, LeBron James dhe yjet e kinematografisë, Taylor Perry dhe Dwayne Johnson.

Ndërkohë, 22-vjeçarja e famshme Kylie Jenner, së fundmi e kritikoi ashpër revistën “Forbes” pasi ata ia hoqën titullin “miliarderja me e re e vetëkrijuar”, me arsyetimin se kanë hulumtuar në shifrat e të ardhurave që bukuroshja amerikane i fiton, dhe kanë mësuar se në fakt ajo vlerësohet ta posedojë një pasuri prej 900 milionë dollarësh, dhe jo 1 miliard dollar siç ishte raportuar me herët. Tutje, krijuesit e listës së personave më të pasur në botë e kanë akuzuar atë për mashtrim në të dhënat e ndara rreth suksesit të bizneseve të saj.