Showbiz

Cara Delevingne pjesë e një dokumentari që flet për lidhjet e saj romantike

 

Cara Delevingne do të zbulojë detaje intime të lidhjeve të saja romantike, në një emision të ri televiziv.

Modelja e shndërruar në aktore, e cila së fundmi u nda nga e dashura e saj, Ashley Benson, besohet se do ta diskutojë jetën e saj romantike në dokumentarin e ri të kanalit, “BBC Three”, që ka për qëllim t'i eksplorojë definicionet e identiteteve seksuale dhe gjinore.

“Është sukses i madh që kanë arritur ta angazhojnë Caran në këtë projekt, marrë parasysh faktin se ajo është mjaft e famshme anembanë botës. Dhe interesimi i publikut për dokumentarin e saj është shumë i madh. Producentët po planifikojnë ta lansojnë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë shumë të kënaqur me punën dhe angazhimin e Caras, edhe pse realizimi i dokumentarit është vonuar paksa për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, ‘BBC Three’ shpreson që ky do të jetë projekti i parë nga shumë projekte të tjera të cilat do të mund t'i realizojnë me modelen dhe aktoren e shquar,” citohet të ketë thënë një burim.

Spekulimet për këtë dokumentar vijnë pak kohë pasi, Cara Delevingne, e pranoi që kurrë nuk e kishte menduar se do të kishte nevojë të deklarohej ‘panseksuale’, transmeton Koha.

Ylli i serisë “Carnival Row” tashmë identifikohet hapur si 'panseksuale', që do të thotë ajo tërhiqet nga njerëzit pavarësisht gjinisë apo orientimit të tyre seksual.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të më duhej t'i deklaroja preferencat e mia seksuale. Sepse, thjeshtë, kjo jam unë,” ka deklaruar Delevingne.

Bukuroshja 27-vjeçare, gjithashtu ka treguar se tash e tutje planifikon ta përdorë gjithmonë termin 'panseksual', kur e përshkruan veten.