Showbiz

Yjet e showbizit dhe politikës pjesë e ngjarjes “Dear Class of 2020”

 

Për shkak të karantinës së shkaktuar nga koronavirusi dhe protestave kundër racizmit që po zënë vend në Amerikë, studentët janë detyruar që ceremoninë e diplomimit ta shënojnë në një mënyrë jotradicionale, por të veçantë gjithashtu.

Një numër i madh i të famshmëve dhe figurave politike në vend, janë bërë bashkë për ngjarjen “Dear Class of 2020” të organizuar të dielën nga YouTube, e ku u përfshinë fjalime mbi racën, urime të shumta si dhe performanca të ndryshme muzikore, transmeton Koha.