Showbiz

Spike Lee thotë se Donald Trump do të njihet si presidenti më i keq në historinë e Amerikës

Foto: Reuters
 

Regjisori i shquar amerikan, Spike Lee, ka paralajmëruar se bota do të jetë në rrezik nëse Donald Trump, do të rizgjidhet president i shtetit.

Lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht po shënon performancë të dobët në sondazhe, por regjisori 63-vjeçar Lee, nuk mendon se kjo do të thotë që Trumpi do të humbë definitivisht në zgjedhjet e nëntorit, prandaj i paralajmëroi njerëzit se një gjë e tillë do të shkaktonte katastrofa anembanë globit.