Showbiz

Kur parashihet rikthimi i premierave të Hollywoodit me qilim të kuq?

 

Mund të kalojë kohë e gjatë deri kur të na vijë rasti t’i përcjellim premierat filmike të shoqëruara me qilim të kuq në Hollywood.

Parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq, që janë jetësore për premiera e filmave dhe ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, lulëzojnë me grumbullimin e aktorëve glamurozë, fustanet elegante dhe britmat e fansave të shumtë. Por derisa Hollywoodi vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, premiera të mëdha në një të ardhshme të afërt do të duken shumë ndryshe.