Steve Carell në rolin e protagonistit, në filmin politik “Irresistible”
“Irresistible” është filmi i ardhshëm politik amerikan, i cili vjen me skenar dhe regji të Jon Stewartit.
Në film luajnë aktorë të njohur të hollywoodit, të tillë si: Steve Carell, Chris Cooper, Mackenzie Davis, Topher Grace, Natasha Lyonne dhe Rose Byrne.
“Irresistible” e rrëfen historinë e një strategu politik demokratik, Gary, i portretizuar në film nga Steve Carell, i cili punën në fushatën zgjedhore të një veterani të pensionuar, i cili konkurron për pozitën e kryebashkiakut të një qyteze të vogël në Wisconsin. Pasi Gary e sheh një video të kolonelit të pensionuar të marinës, duke luftuar për të drejtat e punëtorëve emigrant në vendlindjen e tij, ai fillon të besojë se e ka gjetur çelësin e suksesit. Por, plani i tij fillon të vështirësohet kur detyrohet të përballet me armiken e tij të vjetër nga partia republikane, Faith, e cila në film portretizohet nga aktorja Rose Byrne. Kështu gara për kryebashkiakun e Wisconsin shndërrohet në një betejë të ashpër për ta fituar zemrën e Amerikës.
Fillimisht, ky projekt ishte planifikuar të lansohej nëpër kinema më 29 maj të këtij viti, por ishte anuluar për shkak të pandemisë, transmeton Koha. Më vonë, studioja prapa realizimit të tij vendosi ta sjellë atë te publiku përmes “Video on Demand”, më 26 qershor 2020.