Showbiz

Stormi Webster përfshihet për herë të parë në ballinën e revistës “Vogue”

 

Ylli televiziv Kylie Jenner e shoqëroi vajzën e saj 2-vjeçare, Stormi, të cilën e ka me reperin e famshëm Travis Scott, në ballinën e revistës “Vogue Czechoslovakia”. Fotosesioni i përfshirë në numrin e fundit të revistës ishte realizuar me “iPhone” në shtëpinë e Jennerit, ku ajo po qëndron e vetizoluar në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.

Në ballinë, nënë e bijë shfaqen të përqafuara dhe artikulli e mban titullin, “Përralla para gjumit me Kylie Jenner & Stormi”, transmeton Koha.