Showbiz

Vdiq Joel Schumacher në moshën 80-vjeçare

 

Joel Schumacher, regjisori i filmave “The Lost Boys”, “St. Elmo's Fire” dhe “Batman”, vdiq në New York City nga sëmundja e kancerit. Ai ishte 80-vjeçar.

Publicistja, Bebe Lerner, përmes një komunikate për media bëri të ditur se Schumacher ka vdekur i qetë në shtëpinë e tij, pas një beteje një vjeçare me kancerin.