Showbiz

Francis Ford Copola, regjisori i filmave më të shikuar me mafi

Francis Ford Copola, regjisori i filmave më të shikuar me mafi

Regjisori, producenti dhe skenaristi, Francis Ford Coppola, më së miri njihet për krijimin e filmave “The Godfather”, me aktorët protagonistë, Marlon Brandon dhe Al Pacinon.

Regjisori i njohur edhe si biznesmen, Coppola, u lind më 7 prill të vitit 1939 në Detroit të Michiganit. Në vitet ’60 ai e fitoi reputacionin e një prej regjisorëve më të rëndësishëm të shekullit 20. I prekur nga poliomieliti si fëmijë, ai ishte detyruar që kohën më të madhe ta kalonte në shtrat dhe kështu kishte gjetur mënyra kreative për ta argëtuar veten, përfshirë këtu vetëprodhimin e spektakleve me kukulla. Coppola kishte filluar të interesohej për filmin qysh në moshë të re, dhe kështu kishte vendosur të studionte për teatër në universitetin “Hofstra”, në New York. Pas diplomimit në vitin 1960, regjisori u shpërngul në Kaliforni për ta ndjekur programin prestigjioz të filmit në UCLA, ku edhe mësoi shumë rreth regjisë nga instruktorët e tij, përfshirë këtu regjisoren pioniere dhe skenaristen e famshme, Dorothy Arzner. Gjatë kohës së studimeve, Coppola punonte me yllin e filmave të kategorisë “B”, Roger Corman. Pikërisht ai ia kishte dhënë mundësinë e parë për ta bërë regjinë e një filmi të metrazhit të gjatë, atij të vitit 1963 “Dementia 13”, të cilit edhe ia kishte shkruar skenarin. Edhe pse ky projekt dështoi të shënonte suksese në kinematografi, Coppola e gjeti suksesin regjisorial me mjuziklin e vitit 1968, “Finian’s Rainbow”, transmeton Koha.