Showbiz

Mbi 1500 artistë bashkohen për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë

Mbi 1500 artistë bashkohen për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë

Radiohead, The Cure, Dua Lipa, Nick Cave, PJ Harvey, Johnny Marr, Dizzee Rascal, Primal Scream, Paul McCartney, The Rolling Stones and Coldplay, janë disa nga artistët të cilët po kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë në Britani.

Afro 1,500 artistë dhe grupe të ndryshme kanë nënshkruar një letër të hapur qeverisë me kampanjën LetTheMusicPLay, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të ndalur “dëmtimin katastrofal” që po përjeton industria e muzikës së gjallë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan revista NME.